RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: NATO-ja orientim strategjik

kurti:-nato-ja-orientim-strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kolegë nga kabineti qeveritar priti në takim delegacionin e prirë nga kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, dhe kreu i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjenerali Sean Clancy.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti shprehu falënderimin për angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të NATO-s për paqe, stabilitet dhe parandalim në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, ndërsa tha se roli i KFOR-it mbetet thelbësor jo vetëm për sigurinë e vendit, por mbarë rajonit.

“Kryeministri Kurti theksoi se, për Kosovën, NATO-ja nuk është vetëm garantues i sigurisë, por orientim strategjik dhe destinacion. Në kontekst të procesit të integrimit evropian, ai tha se krahas politikës së pranimit, duhet t’i kushtohet rëndësi edhe dëshirës për anëtarësim”, tha Kurti thuhet nw komunikatën e ZKM-së.

Pasi foli për rritjen e nivelit të sigurisë në vend, me theks në veri, në kontekst rajonal kryeministri përmendi synimet destabilizuese të Serbisë të mbështetur nga Rusia.

Kryeministri Kurti, po ashtu, theksoi bashkëpunimin e ngushtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës me NATO-n.

Related posts

Plagosen me armë zjarri dy femra në Fushë Kosovë

admin

Tronditen tregjet europiane, ndërsa luhatshmëria globale thellohet! Aksionet e naftës dhe gazit bien me 3.9%

admin

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një tjetër vendbanimi në Ukrainë

RTI