RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite dhe Kanadaja vendosin t’i rikthejnë marrëdhëniet e plota diplomatike

arabia-saudite-dhe-kanadaja-vendosin-t’i-rikthejne-marredheniet-e-plota-diplomatike

Kanadaja dhe Arabia Saudite kanë rënë dakord t’i rivendosin lidhjet e plota diplomatike dhe të caktojnë ambasadorë të rinj, sipas deklaratave nga të dy vendet, duke i dhënë fund pasojave nga një mosmarrëveshje e vitit 2018, transmeton Anadolu.

Ky hap erdhi pasi kryeministri Justin Trudeau ishte takuar me princin saudit të kurorës Mohammed Bin Salman në margjinat e forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Bangkok më 18 nëntor 2022.

Zyra e Çështjeve Globale e Kanadasë (Global Affairs Canada) tha në një deklaratë se është “vendosur për të rikthyer marrëdhëniet diplomatike me Arabinë Saudite në nivelin e mëparshëm”, duke shtuar se Kanadaja ka emëruar Jean-Philippe Linteaun ambasador të ri në Riad.

Paralelisht me këtë, Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite tha se “në vazhdën e asaj që është diskutuar midis princit të kurorës Mohammed bin Salman dhe kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau, është vendosur që të rikthehet niveli i marrëdhënieve diplomatike me Kanadanë në gjendjen e mëparshme”.

Arabia Saudite dëboi ambasadorin kanadez dhe ngriu investimet me Kanadanë në gusht 2018, pasi Kanadaja i bëri thirrje Riadit që të “lirojë menjëherë” aktivistët e shoqërisë civile dhe të të drejtave të grave, përfshirë Samar Badawin.

Related posts

Hungaria shtyn sërish votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

admin

Sjellja skandaloze/ Policët maqedonas shtynë Vjosa Osmanin dhe tentuan t’i marrin telefonin në aeroport, Ministria e Brendshme e RMV tjetërson ngjarjen

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme, Macron i bën thirrje Iranit të shmangë përshkallëzimin

admin