RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Njeriu që Amerika e ka zgjedhur për Shqipërinë, me një “copëz Izrael” në karrierën e tij

njeriu-qe-amerika-e-ka-zgjedhur-per-shqiperine,-me-nje-“copez-izrael”-ne-karrieren-e-tij

Një diplomat që dikur mbante uniformë ushtarake, rrugës në Tiranë nga Uashingtoni

Uashingtoni e ka caktuar tashmë ambasadorin për Shqipërinë.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Senati, aty ku shpjegohen arsyet e nominimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri.

Një profil i tij qartëson se nga ç’përvojë vjen ky ambasador i ri për Tiranën, aty ku politika e saj varet shumë nga ç’thonë e ç’mendojnë në SHBA.

Dhe ku prej tërmeteve gjeopolitike që po ndodhin, duket se ka një prirje amerikane për ta patur Shqipërinë dhe Kosovën në zonë të saj të influencës.

Për këtë, mjafton linja politike që po ndjek Rama për zhvillimet në Lindjen e Mesme e që edhe Prishtina iu bashkua së fundi qeverisë në Shqipëri në shpalljen e Gardes Revolucionare Iraniane si “organizarë terroriste”.

E gjitha kjo, në një zbehje të rolit turk në hapësirën shqiptare, pas së cilës mund të ketë një pakt turko-amerikan për këmbim zonash influence.

Po kush është ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, sipas një biografie zyrtare të tij, ku veç të qënit ish-ushtrak, ka patur gjithashtu një rol në Lindjen e Mesme, ku emri i tij lidhet me Izraelin:

Gjeneral Lejtnant në pension Eric Wendt punon si Profesor i Praktikës, duke dhënë mësim mbi Komandimin dhe Lidershipin në Shkollën Pasuniversitare të Marinës (Naval Postgraduate School – NPS). Kur ishte ende në shërbim aktiv me uniformë si gjeneral, ai ishte i angazhuar në Evropë dhe shërbeu si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO). Ai komandonte të gjitha Forcat e Operacioneve Speciale të caktuara për NATO-n (përfshirë njësitë shqiptare të operacioneve speciale) dhe ka punuar në Shqipëri me drejtues të mbrojtjes dhe ushtarakë. Më parë, ai ka shërbyer për një vit në Afganistan si Zëvendëskomandant Rajonal, ku përfshihej edhe mbikëqyrja e ushtarakëve nga Shqipëria.

Gjatë më shumë se 34 viteve shërbim aktiv, ai ka mbajtur disa pozicione të larta komanduese dhe ka drejtuar organizata me deri në mijëra personel ushtarak, civil dhe ndërinstitucional.

Ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e rëndësishme e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ku drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Përvoja e tij e gjerë në lidership, aftësia e provuar për të menaxhuar organizata komplekse shumëkombëshe dhe ndërinstitucionale, si dhe ekspertiza e tij rajonale në të gjithë Evropën e bëjnë Gjeneral Lejtnant (në pension) Ëendt shumë të kualifikuar për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Shqipërisë.

Gjeneral Lejtnant (në pension) Wendt ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe një diplomë Master në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në Monterey, Kaliforni. Ai flet gjuhën arabe e koreane. Ai është nderuar me çmime dhe dekorata të shumta, përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar të Mbrojtjes, Medaljen e Shërbimit të Shquar, Medaljen e Yllit të Bronzit, si dhe Çmimin e Nderit të Lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. /tesheshi

Related posts

Shkaku i shamisë mësueses në Suharekë iu ndalua hyrja në shkollë, ish-drejtori i akuzuar del para gjyqit

Muhamet Ramadani

Sot vendoset për pezullim ose jo të grevës në arsim

admin

Kosova nënshkruan dy marrëveshje në vlerë 96 milionë euro me Bankën Botërore

admin