RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

provokimi-ne-shkup,-ministri-i-mbrojtjes-se-rmv-perulet-me-ceremoni-para-pllakes-perkujtimore-ku-shqiptaret-etiketohen-si-terroriste

Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore përpara memorialit të Batalionit të Forcave Speciale, në nderim të katër pjesëtarëve të ushtrisë së vrarë në Vejcë në vitin 2001.Ajo që është shqetësuese në këtë aktivitet është se pllaka përpara së cilës u krye nderimi, i etiketon si “terroristë” shqiptarët e përfshirë në konfliktin e 25 viteve më parë, pavarësisht se konflikti pati viktima nga të dyja palët.

Gjuha e pasqyruar në memorial mbetet shqetësuese pasi palët ranë dakord në Marrëveshjen e Ohrit që e ardhmja të mos ndërtohej mbi urrejtjen, por mbi paqen.

“Sot, me respekt të thellë, kujtojmë heronjtë që dhanë më të çmuarën për Maqedoninë.
Në kazermat e Ilindenit, para memorialit të Batallionit të Forcave të Posaçme, vendosëm një kurorë me lule tdhe nderuam Robert Petkovskin, Boban Trajkovskin, Mile Janevskin dhe Igor Kosteskin. 25 vjet më parë, katër anëtarët e ushtrisë, së bashku me katër anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, humbën tragjikisht jetën duke mbrojtur atdhenë e tyre afër qytetit të Vejçes. Sakrifica e tyre mbetet një pjesë e kujtesës sonë përgjithmonë.Guximi dhe sakrifica që ata treguan na obligojnë të kujtojmë, respektojmë dhe ruajmë atdhenë.
Përjetësisht kujtim dhe lavdim”-shkruan ministri teksa ndan fotot e memorialit.

Related posts

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, presidenti serb nuk do të marrë pjesë

admin

Shqipëria, nën sulm nga Irani apo dështim i “mbrojtjes” izraelite?

RTI

Demokratët evropianë: Deklarata e ministres serbe tronditëse, legjitimon politikën e Millosheviqit

admin