RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Nuk ka plan për reduktim të trupave në Kosovë

kryetari-i-komitetit-ushtarak-te-nato-s:-nuk-ka-plan-per-reduktim-te-trupave-ne-kosove

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, një nga figurat e larta ushtarake të NATO-s dhe Kryetar i Komitetit Ushtarak të Aleancës, ka folur për rëndësinë e misionit të KFOR-it në Kosovë, rolin e NATO-s në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon, si dhe për çështjen e mundshme të ndryshimeve në praninë e trupave ndërkombëtarë.

Ai duke folur për misionin e KFOR-it dhe mundësinë e reduktimit të trupave ka thënë se nuk ka një planë të tillë.

Admirali ka theksuar se misioni i NATO-s në Kosovë është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e gjithë zonës.

NATO-ja bën rishikimin e misioneve çdo vit për të vlerësuar se si funksionojnë, si angazhohet personeli në zona të caktuara operimi, e këtë e bëjmë në baza periodike, pra nuk ka ndonjë befasi. Për t’ju dhënë një shembull, në anën tjetër, në vitin 2023, në fund të vitit, kur ndodhi ai incidenti në pjesën veriore, NATO-ja vendosi që të zgjerojë, të rrisë misionin me 1000 trupa shtesë. Kjo do të thotë që jemi fleksibilë në këtë kuptim, por sinqerisht, për aq sa kuptoj unë deri më sot, nuk ka ndonjë plan reduktimi të trupave”, ka thënë ai për RTK.

Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s më 27 e 28 prill kanë qëndruar për vizitë në Kosovë

Related posts

Turqia do dërgojë dy avionë ushtarakë me ekipe kërkim-shpëtimi dhe ndihma në Venezuelë

Kushtrim Guraj

Rritet në 71.271 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza

Muhamet Ramadani

Greqia: Të gatshëm të mbrojmë Qipron me “çdo mjet të mundshëm”

admin