RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas Tiranës, është Beogradi që “puthet” me Izraelin

pas-tiranes,-eshte-beogradi-qe-“puthet”-me-izraelin

Cinizmi i padurueshëm: Gjuriç i qahet në Tel Aviv për Kosovën

Pas Edi Ramës, pra qeverisë shqiptare, është Serbia ajo që shkon e “puthet” me Izraelin, këtë shtet tashmë qartaz gjenocidal, i cili po përjeton dhe një izolim ndërkombëtar, përjashto SHBA-në e cila është në shërbim të tij deri në absurd.

Ishte kreu i diplomacisë serbe Marko Gjuriç ai që vizoi Tel Avivin, ku foli për nisjen e një Dialogu Strategjik midis dy shteteve përfaqëson një hap të rëndësishëm në atë drejtim. Në këtë kontekst, ai ndërfuti djallëzisht Koosvën, pasi tha se i kishte informuar mikpritësit e tij izraelitë për pozicionin e popullit serb në Kosovë, ku sipas tij, të drejtat e serbëve janë zvogëluar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit.

“I informova mikpritësit tanë për situatën në rajonin tonë dhe, natyrisht, për pozicionin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi, ku të drejtat e serbëve janë zvogëluar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit. Gjithashtu theksova se Serbia është një shtyllë stabiliteti në rajonin tonë, duke iu qasur të gjitha çështjeve globale dhe rajonale me qëllim forcimin e stabilitetit, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe krijimin e një ndjenje të përgjithshme normaliteti në një botë gjithnjë e më të paqëndrueshme”, broçkullisi Gjuriç, ku është provuar tashmë me dekada, se në ka një Izrael në Ballkan kjo është pikërisht Serbia, një shtet që vetëm bën viktimën dhe në emër të viktimizimit jua nxin jetën fqinjëve. I tillë është dhe Izraeli.

Pra, kemi të bëjmë me një përputhje cinike të faktit se dy shtete që i po gjenden pranë Izraelit këto kohë kur bota po i kthen shpinën këtij palo shteti mizor, janë Shqipëria dhe Serbia, qeverisjet e tyre respektive. /tesheshi

Related posts

Osmani pritet nga O’Brien në SHBA: Flasin për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi

Muhamet Ramadani

Türkiye shpërndan kurbane për familjet në nevojë në Shqipëri

admin

OKB-ja qëndron “vendosmërisht” kundër “çdo ndryshimi” të kufijve të Gazës

Muhamet Ramadani