RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufta në Ukrainë i kushton ekonomisë gjermane 260 miliardë euro

lufta-ne-ukraine-i-kushton-ekonomise-gjermane-260-miliarde-euro

Lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj mund t’i kushtojnë ekonomisë gjermane më shumë se 260 miliardë euro (266 miliardë dollarë) deri në vitin 2030, sipas një studimi të publikuar sot nga disa institute.

”Vitin e ardhshëm, rreth 240 000 persona më pak do të punësohen për shkak të luftës”, thanë Instituti për Tregun e Punës, Arsimin dhe Aftësimin Profesional (IAB), Instituti Federal për Arsimin dhe Trajnimin Profesional dhe Shoqata për Kërkime Strukturore Ekonomike.

Studiuesit punuan me supozimin se sanksionet ndaj Rusisë do të mbeten në fuqi deri në vitin 2030, edhe nëse lufta ka përfunduar deri atëherë.

“Për shkak të efekteve të luftës, rritja ekonomike pas pandemisë do të dështojë të materializohet”, tha Enzo Weber i IAB.

”Rritja e çmimeve për lëndët djegëse fosile do të ishte faktori kryesor i dëmshëm për ekonominë e eksportit dhe konsumin privat”, thuhet në studim duke shtuar se ”industria hoteliere, shërbimet sociale dhe prodhimi ushqimor do të pësojnë humbje të mëdha të vendeve të punës”. /atsh

Related posts

Fëmijët palestinezë në Gaza po përballen me rreziqe të rënda shëndetësore

admin6

Kryeparlamentari Xhaferi takon të dërguarin special të presidentit të Azerbajxhanit, Amerbayev

admin

Ushtria izraelite njofton se 19 ushtarë janë plagosur në luftimet në Gaza në 24 orët e fundit

admin6