RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati gjerman: Komenti i kancelarit Merz për “poshtërimin” e SHBA-së ishte paralajmërim ndaj Iranit

kryediplomati-gjerman:-komenti-i-kancelarit-merz-per-“poshterimin”-e-shba-se-ishte-paralajmerim-ndaj-iranit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ka deklaruar se komenti i kancelarit Friedrich Merz se Irani po “poshtëron” SHBA-në ishte menduar si një paralajmërim për Teheranin që të negociojë seriozisht, transmeton Anadolu.

“Ky ishte një paralajmërim i qartë për Teheranin që të mos e keqkuptojë të gjithë situatën”, tha Wadephul për transmetuesin gjerman DW, duke shtuar se armëpushimi aktual duhet ta nxisë Iranin të arrijë një marrëveshje dhe jo të zvarrisë negociatat.

Ai paralajmëroi se SHBA-ja ka vendosur kapacitete të konsiderueshme ushtarake në rajon dhe se dështimi i bisedimeve mund të çojë në një përshkallëzim të ri.

“Ajo që shohim aktualisht është se Teherani po fiton kohë dhe nuk po negocion në mënyrën e nevojshme. Kjo është një sjellje e keqe dhe ata po e keqkuptojnë pozitën e tyre dhe po e mbivlerësojnë rolin e tyre”, tha Wadephul.

Të hënën, Merz kritikoi SHBA-në për mungesë të një “strategjie të daljes” në luftën me Iranin, duke theksuar se amerikanët po “poshtëroheshin” nga regjimi iranian gjatë negociatave.

“Iranianët janë qartësisht shumë të aftë në negociata ose më saktë shumë të aftë në mosnegociata dhe më pas i lënë amerikanët të udhëtojnë në Islamabad dhe të largohen pa rezultate”, tha Merz gjatë një diskutimi me nxënës të shkollave të mesme në qytetin perëndimor Marsberg.

“Një komb i tërë po poshtërohet nga udhëheqja iraniane, veçanërisht nga të ashtuquajturat Garda Revolucionare (Islamike)”, shtoi ai.

Këto deklarata shkaktuan reagim të ashpër nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili tha se Merz “nuk e di për çfarë po flet” dhe e akuzoi se po pranon që Irani të zotërojë armë bërthamore.

“Unë po bëj diçka me Iranin tani që vende apo presidentë të tjerë duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë”, tha Trump, duke shtuar se “nuk është çudi që Gjermania po ecën keq, si ekonomikisht ashtu edhe në aspekte të tjera”.

Related posts

Homazhet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Osmani, Kurti dhe Konjufca sot në Tiranë

admin

Elon Musk ndryshon logon e Twitterit

Muhamet Ramadani

PZAP ka pranuar deri më tani 7 ankesa për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

RTI