RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbahet Forumi i Biznesit Turqi-Siri në Halep për të forcuar komunikimin midis kompanive turke dhe siriane

mbahet-forumi-i-biznesit-turqi-siri-ne-halep-per-te-forcuar-komunikimin-midis-kompanive-turke-dhe-siriane

Forumi i Biznesit Turqi-Siri, i lidhur me sektorin e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, është mbajtur në Halep në Sirinë veriore, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit shtetëror sirian ‘Al-Ihbariya’, delegacione nga të dy vendet morën pjesë në forumin që u organizua nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD).

Forumi synonte të forcojë komunikimin midis kompanive turke dhe siriane përmes takimeve dhe sesioneve, si dhe të diskutonte mundësitë e investimit dhe bashkëpunimin në projektet e ndërtimit.

Ai u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbulojnë sektorë të ndryshëm midis qeverive siriane dhe turke.

Administrata e re siriane po përpiqet të rivendosë marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar.

Një tjetër Forum Biznesi Turqi-Siri u mbajt në Stamboll në fillim të muajit.

Related posts

Lituania: Të ndihmojmë Ukrainën për anëtarësimin në BE

Muhamet Ramadani

Policia në Bangladesh u përlesh me protestuesit që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit – VIDEO

Muhamet Ramadani

Pas vendimit të serbëve, reagon edhe DASH: Të zhgënjyer me thirrjet për bojkot të regjistrimit të popullsisë

admin