RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania dhe Italia kërkojnë nga Izraeli të përmbahet nga “veprimet e papërgjegjshme” pas ndalimit të flotiljes Sumud

gjermania-dhe-italia-kerkojne-nga-izraeli-te-permbahet-nga-“veprimet-e-papergjegjshme”-pas-ndalimit-te-flotiljes-sumud

Gjermania dhe Italia i kanë bërë thirrje Izraelit të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe të përmbahet nga “veprimet e papërgjegjshme” pas ndërhyrjes së forcave izraelite ndaj një flotiljeje humanitare që ishte nisur drejt Gazës në ujëra ndërkombëtare, transmeton Anadolu.

“Italia dhe Gjermania ndjekin me shqetësim të madh zhvillimet lidhur me Flotiljen Global Sumud, e cila u sekuestrua mbrëmë në ujëra ndërkombëtare pranë brigjeve të Greqisë”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të Berlinit dhe Romës.

“Ne bëjmë thirrje për respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare në fuqi dhe për përmbajtje nga veprimet e papërgjegjshme. Prioriteti ynë më i lartë i përbashkët është të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë, në përputhje me të drejtën humanitare ndërkombëtare”, theksohet më tej.

Qeveritë gjermane dhe italiane gjithashtu ritheksuan mbështetjen e tyre për përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar ndihmë humanitare për Gazën, në përputhje me të drejtën dhe standardet ndërkombëtare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit tha se forcat detare kanë ndaluar dhe sekuestruar më shumë se 20 anije të Flotiljes Global Sumud në ujëra ndërkombëtare në Detin Mesdhe dhe kanë ndaluar rreth 175 aktivistë në bord. Sulmi ndodhi pranë ishullit grek të Kretës, qindra milje detare (mbi 1.000 kilometra) larg Izraelit.

Flotilja, që transportonte ndihma humanitare, u nis dy javë më parë nga ishulli italian i Sicilisë, me gjithsej 58 anije që synonin të thyenin bllokadën shumëvjeçare të Izraelit mbi Gazën.

Izraeli ka vendosur një bllokadë të ashpër ndaj Rripit të Gazës që nga viti 2007, duke e lënë popullsinë prej 2.4 milionë banorësh në prag të urisë.

Në tetor të vitit 2023, ushtria izraelite nisi një ofensivë në Gaza, duke vrarë më shumë se 72 mijë persona, duke plagosur mbi 172 mijë dhe duke shkaktuar një shkatërrim masiv në territorin e rrethuar palestinez.

Related posts

VIDEO/ Shpërthime të fuqishëm në një pallat në Paris, pezullohen shërbimet e tramvajit dhe metrosë

admin

Kryeministri i Indisë thirrje për reforma në institucionet ndërkombëtare

Muhamet Ramadani

OKB akuzon Izraelin për ndërtim muri në jug të Libanit

RTI