RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli njofton “valë sulmesh të gjera” në Teheran

izraeli-njofton-“vale-sulmesh-te-gjera”-ne-teheran

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka nisur një “valë sulmesh të gjera” që synojnë infrastrukturën qeveritare iraniane në kryeqytetin Tehran.

Njoftimi vjen pak pasi raportime nga terreni folën për shpërthime të fuqishme në disa zona të kryeqytetit iranian.

Sipas deklaratës ushtarake, objektiv i sulmeve janë strukturat shtetërore dhe objektet strategjike të Iranit në Teheran, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit të vazhdueshëm.

Raportimet ndërkombëtare konfirmojnë se sulme të ngjashme kanë goditur më herët objekte energjetike dhe zona të tjera kyçe në kryeqytet, duke shkaktuar zjarre dhe dëme të mëdha.

Këto zhvillime vijnë në një kohë të rritjes së tensioneve mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit, me përplasje të vazhdueshme dhe rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon. /mesazhi

Related posts

Dyshimet se Irani i ka dërguar raketa balistike Rusisë, BE: Kemi informacione të besueshme se janë kryer transferta

admin

Jasharaj kërkon rritje urgjente të pagave për sektorin e arsimit

Muhamet Ramadani

Më rastin e 29-vjetorit, në Sarajevë përkujtohen viktimat e masakrës në tregun Markale

admin