RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA miraton shitje të mundshme ushtarake për Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

shba-miraton-shitje-te-mundshme-ushtarake-per-katarin,-kuvajtin-dhe-emiratet-e-bashkuara-arabe

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se ka miratuar shitje ushtarake për Katarin, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, transmeton Anadolu.

Departamenti amerikan miratoi për Katarin shitjen e mundshme të shërbimeve për rimbushjen e sistemit të mbrojtjes ajrore dhe raketore Patriot, si dhe pajisjeve të lidhura me to, në vlerë prej 4.01 miliardë dollarësh.

Po ashtu u miratua shitja e mundshme e sistemit APKWS për Katarin në vlerë prej 992 milionë dollarësh dhe për Emiratet e Bashkuara Arabe në vlerë prej 147.6 milionë dollarësh.

Veçmas u dha drita jeshile edhe për shitjen e mundshme të sistemit të integruar të komandës së betejës për Kuvajtin në vlerë prej 2.5 miliardë dollarësh.

Njoftimi vjen teksa SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit më 28 shkurt, duke nxitur kundërpërgjigje nga Teherani kundër aleatëve amerikanë në Gjirin Persik dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Related posts

Baçeviqi dënohet me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës

admin

Kushtetuesja thotë se udhëzimi i MAShT-it për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është në harmoni me dispozitat ligjore

Muhamet Ramadani

Abdixhiku: VV-ja s’i ka numrat, i shfrytëzoi 15 ditë për shfaqje teatrale

admin