RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Prokuroria në Prishtinë ndalon një person për ngacmim dhe detyrim

prokuroria-ne-prishtine-ndalon-nje-person-per-ngacmim-dhe-detyrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet D.B. për veprën penale “Ngacmimi” dhe “Detyrimi”.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në komunikim me palën e dëmtuar, për çka Prokuroria ka siguruar prova relevante që mbështesin këto dyshime.

“Prokuroria thekson se ky rast nuk ndërlidhet me pretendime apo denoncime publike të bëra nga i dyshuari, siç është raportuar në disa media. Këto raportime janë bazuar në deklarata të avokatit mbrojtës të të dyshuarit dhe nuk përputhen me gjendjen faktike të konstatuar deri në këtë fazë të hetimeve nga organet kompetente.Prokuroria Themelore në Prishtinë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe sigurimin e vënies para drejtësisë të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./teve1

Related posts

Kristersson: Suedia të ndjekë politikën strikte të migracionit të Danimarkës

admin

Sulmi me armë në një shkollë në Finlandë, mes të plagosurve një nxënëse shqiptare

admin

Erdogan i uron botës islame vitin e ri hixhri 1444

admin