RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Spanja dënon sulmin ndaj murgeshës në Kuds nga një shtetas izraelit

spanja-denon-sulmin-ndaj-murgeshes-ne-kuds-nga-nje-shtetas-izraelit

Spanja ka dënuar sulmin e fundit nga një ekstremist izraelit ndaj një murgeshe franceze në Kuds, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës tha se qeveria e vendit shpreh “dënimin e saj të fortë për sulmin serioz që pësoi një murgeshë katolike me kombësi franceze në Kuds”.

“Izraeli duhet të garantojë lirinë e adhurimit, të respektojë status quo-në në Kuds dhe të marrë masa për të parandaluar akte të tilla të dhunshme”, apeloi ministria spanjolle.

Nga atje gjithashtu u theksua se personi përgjegjës duhet të mbahet përgjegjës.

Dënimi i Spanjës vjen pasi u raportua se një burrë 36-vjeçar izraelit u arrestua për sulmin ndaj një murgeshe franceze në Kudsin Lindor, në një sulm që u cilësua si “të motivuar racialisht”.

Related posts

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit mes përshkallëzimit të situatës

Irfan Jahiu

Irani rifillon prodhimin e gazit në 3 platforma detare të Parsit Jugor pas ndërprerjeve gjatë luftës

Muhamet Ramadani

“Njoftimi për shpërndarjen e parlamentit nga Macron erdhi si tronditje”- Analiza e Sky News: Çfarë është Tubimi Kombëtar dhe a mund ta marrë kontrollin e Francës pas zgjedhjeve të parakohshme?

admin