RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

hiqet-kufiri,-rikthehet-levizja-e-lire-kosove–shqiperi

Që prej kësaj të premteje, më 1 maj, Shqipëria dhe Kosova kanë rikthyer zyrtarisht regjimin e kalimit pa kontrolle kufitare për automjetet me targa të të dy vendeve. Masa do të jetë në fuqi deri më 30 shtator dhe pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen gjatë sezonit veror, kur fluksi i udhëtarëve rritet ndjeshëm.

Sipas marrëveshjes, automjetet me targa shqiptare dhe kosovare do të kalojnë në pikat kufitare pa ndalesa dhe pa procedura standarde kontrolli. Ndërkohë, mjetet me targa të huaja do t’i nënshtrohen vetëm kontrolleve të shpejta, për të shmangur vonesat dhe radhët e gjata, veçanërisht në pikën kufitare Morinë–Vërmicë.

Lehtësimi i kalimit rikthehet pas dy muajsh ndërprerjeje, pasi gjatë marsit dhe prillit u zbatuan kontrolle të plota. Edhe në atë periudhë, fundjavat dhe festat zyrtare vijuan me regjim të lehtësuar për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky model bashkëpunimi mes dy vendeve ka sjellë përfitime të dukshme ndër vite, sidomos gjatë verës, duke nxitur turizmin, vizitat familjare dhe shkëmbimet tregtare.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në orët e para të së premtes kanë hyrë në Shqipëri rreth 20 mijë qytetarë, shumica prej tyre nga Kosova.

Related posts

Anulimet e fluturimeve në SHBA rriten ndjeshëm pasi mbyllja e qeverisë hyn në një fazë kritike

admin

Përfshihen nga zjarri disa lokale në Prizren, nuk ka të lënduar

admin

Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve – rrezik për vërshime lokale në disa zona

Hevzi