RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Dhuna në Sudan ka shkaktuar ikjen e 500 mijë njerëzve

okb:-dhuna-ne-sudan-ka-shkaktuar-ikjen-e-500-mije-njerezve

Më shumë se gjysmë milioni njerëz kanë ikur nga Sudani në vendet fqinje që nga shpërthimi i dhunës në prill, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi, transmeton Anadolu.

“Kemi arritur për fat të keq gjithashtu një cak shumë të pikëllues – më shumë se 500 mijë njerëz tashmë kanë ikur nga luftimet në Sudan në vendet fqinje”, tha Grandi në një deklaratë në Twitter me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve.

“Armët duhet të heshtin nëse duam që ky eksod të ndalet”, shtoi ai.

Sudani është shkatërruar nga përleshjet midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RDF) që nga prilli, në një konflikt që ka vrarë afro 1.000 civilë dhe ka plagosur 5.000 të tjerë, sipas mjekëve vendas.

Ndërkaq, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), më shumë se 2,2 milionë njerëz janë zhvendosur nga konflikti aktual në Sudan.

Që nga tetori 2021, kur ushtria shkarkoi qeverinë kalimtare të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Sudani ka qenë pa një qeveri funksionale. Shkarkimi i qeverisë u dënua gjerësisht nga forcat politike, duke e quajtur atë “grusht shteti”.

Periudha kalimtare, e cila filloi në gusht 2019 pas rrëzimit të presidentit Omar al-Bashir, ishte planifikuar të përfundonte me zgjedhje në fillim të vitit 2024.

Related posts

Numri i vdekjeve në Mesdhe është më i larti që nga viti 2017

admin

Kompania MEKA bën gjestin human, u jep dhuratë prej një mijë eurosh punëtorëve të cilët do t’u lindin fëmijë

admin

EULEX-i mirëpret uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, thotë se po monitoron rastin e Pantiqit

admin