RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

ende-asnje-prej-27-subjekteve-politike-s’e-ka-dorezuar-listen-e-kandidateve-per-deputete

Asnjë nga 27 subjektet politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ende nuk e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se deri të hënën në orën 14:00 nuk është pranuar asnjë aplikim online nga subjektet politike për certifikim në zgjedhjet parlamentare.

Sipas Elezit, tashmë ka përfunduar afati për deklarimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për regjistrimin e koalicioneve. Ai bëri të ditur se në total janë 27 subjekte politike që synojnë të jenë pjesë e garës zgjedhore.

Në këtë listë përfshihen 22 parti politike, tre koalicione, një nismë qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Pas përfundimit të procesit të certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike, KQZ-ja pritet të organizojë shortin për renditjen e tyre në fletëvotim për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 14:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026”, tha ai.

Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë përfundon më 12 maj.

Related posts

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

RTI

Çfarë ndodhi? Përfshihet nga flakët një fabrikë dhe depo në pjesën lindore të Moskës

admin

Profil/ Krah Kamala Harris si kandidat i demokratëve për zëvendëspresident, kush është Tim Walz

admin