RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëmtohet Kurani në Gjakovë, policia nis hetimet

demtohet-kurani-ne-gjakove,-policia-nis-hetimet

Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur në Çabrat të Gjakovës, ku persona të paidentifikuar dyshohet se kanë dëmtuar Kuranin.

Aktualisht nuk dihet identiteti i autorëve dhe motivi pas këtij veprimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Sot, në zonën e Çabratit në Gjakovë, është gjetur një libër fetar i dëmtuar. Aktualisht nuk dihet se kush e ka kryer këtë veprim dhe as cili ka qenë qëllimi. Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori i prokurorisë speciale, përderisa jemi duke ndërmarr veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, ka thënë Krasniqi.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa qytetarët janë të inkurajuar të bashkëpunojnë me autoritetet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Related posts

Gjashtë palestinezë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Kushtrim Guraj

Biznesmeni grek u qëllua me breshëri plumbash brenda automjetit, identifikohet vrasësi gjakftohtë, çfarë e “tradhtoi”! Pasi zbrazi armën e parë mbi 54-vjeçarin, nxori të dytën dhe…

admin

Kallas: Përdorimi i raketave “Oreshnik” nga Rusia në Ukrainë, paralajmërim për Evropën dhe SHBA-në

RTI