RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i ushtrisë maqedonase pritet në takim në Tiranë nga presidenti Begaj

shefi-i-ushtrise-maqedonase-pritet-ne-takim-ne-tirane-nga-presidenti-begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Llafçiski, i cili qëndron për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Siç njofton presidenca shqiptare, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

“Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, presidenti theksoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe aleancën, si dhe shtimin e kontributeve në mbrojtjen kolektive”, tha presidenca.

Gjeneral major Llafçiski më herët është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji.

Related posts

Minat detare të Iranit: një armë e lirë që tmerron flotat dhe çrregullon ekonominë globale

Muhamet Ramadani

Policia vazhdon luftën kundër kontrabandës – konfiskon sasi të madhe të duhanit në një fshat të Vitisë

admin

Rubio: Qëllimi i SHBA është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Irfan Jahiu