RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i ushtrisë maqedonase pritet në takim në Tiranë nga presidenti Begaj

shefi-i-ushtrise-maqedonase-pritet-ne-takim-ne-tirane-nga-presidenti-begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Llafçiski, i cili qëndron për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, transmeton Anadolu.

Siç njofton presidenca shqiptare, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

“Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, presidenti theksoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe aleancën, si dhe shtimin e kontributeve në mbrojtjen kolektive”, tha presidenca.

Gjeneral major Llafçiski më herët është takuar edhe me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Arben Kingji.

Related posts

Nxisnin sulme në Telegram, arrestohen dy persona në SHBA për terrorizëm

admin

Xi Jinping nis vizitën zyrtare në Rusi

admin

Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia nënshkruan marrëveshjen ushtarake prej 2,3 miliardë dollarësh

Muhamet Ramadani