RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli kritikon Lamine Yamalin pas shfaqjes së flamurit palestinez në Barcelonë

izraeli-kritikon-lamine-yamalin-pas-shfaqjes-se-flamurit-palestinez-ne-barcelone

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka kritikuar futbollistin e FC Barcelona, Lamine Yamal, pasi ky i fundit shfaqi flamurin palestinez gjatë festimeve për titullin kampion në Barcelonë.

Gjesti i futbollistit 18-vjeçar ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare. Katz e cilësoi veprimin si “nxitje të urrejtjes”, duke deklaruar se Yamal po shpreh mbështetje për palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor në një kohë kur, sipas tij, ushtarët izraelitë janë në luftë.

Në një reagim në platformën X, ministri izraelit kërkoi që FC Barcelona të mbajë një qëndrim zyrtar dhe të distancohet nga veprimi i lojtarit, duke theksuar se nuk duhet të ketë “mbështetje për terrorizmin”.

Ndërkohë, lufta në Gaza vazhdon të shkaktojë viktima të mëdha. Sipas të dhënave palestineze, që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 72 mijë palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 172 mijë të tjerë. /mesazhi

Related posts

Ish-presidenti amerikan Biden kritikon Trumpin, e quan “të korruptuar, narcisist dhe të paaftë”

Muhamet Ramadani

Murati: Sistemi i kapur i drejtësisë po i lufton ministrat e Kurtit me spektakle nga asgjëja

Muhamet Ramadani

Trump nuk e përjashton mundësinë e veprimeve ushtarake kundër Venezuelës

Muhamet Ramadani