RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj Mehanit, Lushtaku nuk i përgjigjet ftesës për intervistim

ndalohen-dy-persona-per-sulmin-ndaj-mehanit,-lushtaku-nuk-i-pergjigjet-fteses-per-intervistim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se Sami Lushtaku është ftuar për intervistë në cilësinë e të dyshuarit për sulmin ndaj Hysni Mehanit dhe Bahri Zabelit.
Sipas Prokurorisë, Lushtaku dhe një tjerët i dyshuar K.H nuk i janë përgjigjur ftesës.

Ndërsa, dy të dyshuarit tjerë E.L dhe B.N pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

“Dy të dyshuar tjerë për këtë rast me iniciale S.L., dhe K.H., deri në këto momente nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Bëhet e ditur se për këtë rast janë intervistuar edhe pesë dëshmitarë.

Sot gjatë ditës Mehani është sulmuar në një lokal në Skenderaj, siç ka thënë ai nga Sami Lushtaku.

Poashtu është sulmuar edhe sekretari i degës së LVV-së në këtë komunë Bahri Zbaeli.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku pas rastit ka thënë se “qytetarët nuk i tolerojnë etiketimet ‘Sami Serbia’, prandaj kanë reaguar”.

Lëvizja Vetëvendosje duke dënuar këtë sulm të cilin e ka quajtur banditesk ka kërkuar nga organet e rendit që rasti të trajtohet me urgjencë dhe të merren masa ndaj përgjegjësve.

Rasti është dënuar edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Related posts

Kërcënohet stabiliteti/ SHBA dhe Gjermania, 300 trupa shtesë ushtarake në Kosovë

admin

Shefja e politikës së jashtme të BE-së: Kriza në Lindjen e Mesme nuk duhet të largojë fokusin nga Ukraina

Hevzi

Rama: Qytete, plazhe dhe peizazhe më të pastra për të pritur turistët

admin