RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Duhet president konsensual

kurti:-duhet-president-konsensual

Kryeministri në detyrë, i Kosovës, Albin Kurti, ka ripërseritur qëndrimin e tij se Kosovës i duhet një president konsensual pas zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

“Duhet president konsensual”, ka thënë Kurti për media pas pjesëmarrjes në forumin Itali–Kosovë për Agro Biznes.

Kurti këtë qëndrim e kishte dhënë javë më parë, pas shpalljes së zgjedhjeve ku kishte thënë se janë të gatshëm përsëri për bisedime me paritë tjera që të arrihet një marrëveshje për presidentin.

Dështimi i zgjedhjes së presidentin bëri që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Related posts

“Jo në emrin tim”/ Në Prishtinë protestohet kundër vendimit të Speciales: Do të vazhdojmë pa ndalur

admin

Kryeministrja italiane diskuton me presidentin amerikan mbi zhvillimet e fundit në Rusi

Muhamet Ramadani

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, disa regjistrues për zonën e veriut janë tërhequr

admin