RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Kolumbisë, Petro e krahason ministrin izraelit Ben-Gvir me një nazist

presidenti-i-kolumbise,-petro-e-krahason-ministrin-izraelit-ben-gvir-me-nje-nazist

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro e krahasoi me një nazist ministrin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i cili është i ekstremit të djathtë, pasi Ben-Gvir ndau në llogarinë e tij në mediat sociale pamje që tregonin forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët e Flitoljes Globale “Sumud”, transmeton Anadolu.

Petro e bëri deklaratën në platformën e mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA.

Në postimin e tij, i cili përfshinte imazhet që kishte postuar Ben-Gvir, Petro deklaroi se “Ministri Ben-Gvir po vepron si një nazist i plotë. Ai i trajtoi qytetarët tanë kështu sepse donin të ndalonin gjenocidin në Gaza”.

– Keqtrajtimi i aktivistëve të Global Flotiljes nga Izraeli

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka ndarë imazhe në platformën sociale të kompanisë X që tregojnë forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët në portin Ashdod, ku ata po mbahen.

Pamjet filmike tregojnë një aktiviste femër duke bërtitur “Lironi Palestinën” ndërsa Ben-Gvir kalonte, dhe ku policia izraelite ndërhyri ashpër, duke e detyruar atë të shtrihej në tokë.

Gjatë kësaj kohe, aktivisti i ekstremit të djathtë Ben-Gvir u dëgjua të thoshte “Kështu duhet të bëhet”.

Related posts

Dy shqiptarë humbin jetën në një aksident në Zvicër

admin

Kina bën thirrje për ‘përmbajtje’ në konflikt

Muhamet Ramadani

Në Ukrainë është mbjellë 25 për qind më pak tokë sesa vitin e shkuar

admin