RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miliona afganë përballen me mungesë të rëndë ushqimi

miliona-afgane-perballen-me-mungese-te-rende-ushqimi

Afganistani po përjeton një nga krizat më të rënda të urisë në botë, e përkeqësuar nga shkurtimet e ndihmave ndërkombëtare, politikat e qeverisë talebane dhe thatësira e vazhdueshme.

Sipas raportimeve, tre në katër afganë kanë vështirësi për të siguruar ushqim, punë dhe shërbime shëndetësore. Gati pesë milionë njerëz përballen me nivele emergjente të urisë, duke qenë vetëm një hap larg gjendjes së urisë masive.

Një ekip i BBC-së vizitoi provincën Ghor, ku dokumentoi kushtet e vështira të jetesës dhe mungesën e ushqimit për shumë familje. Banorët thonë se po luftojnë çdo ditë për të mbijetuar mes varfërisë dhe mungesës së ndihmës.

Organizatat humanitare paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet edhe më tej nëse nuk rritet mbështetja ndërkombëtare për popullsinë afganë.

Related posts

“El Nino” mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të re në tregjet globale të mallrave

admin

Izraeli akuzohet për 738 shkelje të armëpushimit në Gaza

Muhamet Ramadani

Kurti: Eshtë e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e kryera gjatë luftës të marrin hov

Kushtrim Guraj