RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnim bazik për kërkim-shpëtim urban

fsk-dhe-ushtria-gjermane-realizojne-trajnim-bazik-per-kerkim-shpetim-urban

Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është realizuar Trajnimi Bazik për Kërkim-Shpëtim Urban, me pjesëmarrjen e personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

Sipas njoftimit, trajnimi ka theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet FSK-së dhe Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

“Ky trajnim gjithashtu thekson bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit,” thuhet në njoftim.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit kanë zhvilluar aftësi bazike në kërkim-shpëtim urban, duke përfshirë teknikat e kërkimit, procedurat e shpëtimit, punën ekipore, masat e sigurisë dhe koordinimin në skenarë të fatkeqësive urbane.

“Pjesëmarrja e pjesëtarëve të Ushtrisë Gjermane kontribuoi në shkëmbimin e përvojave, ndërveprueshmërinë dhe zhvillimin e mëtejshëm të standardeve të përbashkëta të trajnimit,” thuhet më tej në njoftim.

Related posts

Njoftim me rëndësi për ata që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

admin

Putin kërkon “të bëhet gjithçka” për të parandaluar përpjekjet për të destabilizuar situatën në Rusi

Muhamet Ramadani

Bisedimet bërthamore SHBA-Iran në Gjenevë ishin “pozitive”

Muhamet Ramadani