RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kusari-Lila dhe Angılı diskutojnë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik Kosovë–Turqi

kusari-lila-dhe-angili-diskutojne-investimet-dhe-bashkepunimin-ekonomik-kosove–turqi

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, në kuadër të vazhdimit të diskutimeve pas vizitës së Ministrit të Tregtisë së Turqisë në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për zonat industriale dhe potencialin për tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë, si dhe për organizimin e takimit inicues të kornizës së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Po ashtu, temë e bisedës ishte edhe hapja e procesit të rinegociimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, me synimin që në të të përfshihet edhe sektori i shërbimeve, si dhe organizimi i Forumit të radhës Kosovë–Turqi që pritet të mbahet në Prishtinë.

Kusari-Lila theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me vendet mike do të vazhdojë, paralelisht me përpjekjet për rritjen e investimeve në sektorin prodhues dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Related posts

Përfundon numërimi në 42 bashki të Shqipërisë

admin

Rusia thërret diplomatin britanik për shkak të rritjes së furnizimeve me armë për Kievin

RTI

​Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin kundër Kosovës

Muhamet Ramadani