RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Vuçiq nis vizitën 5-ditore në Kinë

presidenti-vuciq-nis-viziten-5-ditore-ne-kine

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur vizitën e tij pesëditore në Kinë, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Vuçiq mbërriti në Pekin për vizitën shtetërore që do të zgjasë deri më 28 maj.

Kjo është vizita e parë shtetërore e presidentit Vuçiq në Kinë dhe ai pritet të zhvillojë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping dhe kryeministrin Li Qiang për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe dhe për të diskutuar çështje ndërkombëtare.

Vëllimi tregtar mes Kinës dhe Serbisë ka arritur rreth 9.37 miliardë dollarë, duke e bërë Pekinin partnerin e dytë më të madh tregtar të Beogradit.

Related posts

Grupi terrorist PKK/YPG sulmon një xhami në veri të Sirisë

admin

NASA: Dy astronautët do të kthehen në Tokë me sondën e firmës SpaceX

admin

Partitë e ekstremit të djathtë kryesojnë në zgjedhjet për PE, ish-zv.presidenti i Partisë Popullore Evropiane: Rezultate të errëta për BE!

admin