RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​KFOR monitoron një operacion shpërthimi në Kosovë

​kfor-monitoron-nje-operacion-shperthimi-ne-kosove

Operatorët për Heqjen e Mjeteve Shpërthyese të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, nga kontingjentet austriake dhe rumune, kanë zhvilluar një inspektim sigurie gjatë një operacioni shpërthimi në një gurore pranë Kaçanikut.

Sipas njoftimit të KFOR-it, aktiviteti është realizuar nën koordinimin e inxhinierëve të përbashkët të shtabit të KFOR-it dhe në bashkëpunim të ngushtë me inspektorët e eksplozivëve minerarë nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (ICMM).

KFOR ka theksuar se ky angazhim i rregullt dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me institucionet lokale, forcimin e partneriteteve dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Misioni i NATO-s rikujtoi se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Related posts

“Turp të kesh Dora Bakoyannis”, Vuçiç fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

admin

Mbreti Salman i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës urojnë Mbretin e ri të Britanisë

admin

Gjykata izraelite pezullon planin e Ben-Gvirit për të vendosur krokodilë rreth burgut ku mbahen të burgosur palestinezë

Muhamet Ramadani