RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez takohet me kryeministrin e Pakistanit, Islamabadi ndjek diplomacinë mbi konfliktin me Iranin

presidenti-kinez-takohet-me-kryeministrin-e-pakistanit,-islamabadi-ndjek-diplomacine-mbi-konfliktin-me-iranin

Presidenti kinez, Xi Jinping, u takua të hënën në Pekin me kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Kinë, ndërsa Pakistani vazhdon përpjekjet diplomatike që synojnë t’i japin fund konfliktit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, raportuan mediat shtetërore kineze, transmeton Anadolu.

Sharif ndodhet për një vizitë zyrtare katërditore në Kinë dhe u mirëprit më herët gjatë ditës nga kryeministri kinez, Li Qiang, në Pallatin e Madh të Popullit.

Vizita realizohet ndërsa Kina dhe Pakistani shënojnë këtë vit 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Më herët të hënën, Sharif zhvilloi bisedime me Li dhe deklaroi se zhvillimet drejt përfundimit të konfliktit midis SHBA-së dhe Iranit po “lëvizin në drejtimin e duhur”.

Related posts

Kanali i Panamasë ‘në gjunjë’ për shkak të thatësirës: mbi 200 anije të bllokuara

Muhamet Ramadani

Demi: Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës s’ka paga, cili zyrtar publik guxon me i nda 11.5 milionë euro për mësimdhënësit

admin

Destatis: Inflacioni gjerman arriti rekordin e 10% në shtator

admin