RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Demi: Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës s’ka paga, cili zyrtar publik guxon me i nda 11.5 milionë euro për mësimdhënësit

demi:-nese-ligji-e-thote-qarte-se-gjate-kohes-se-greves-s’ka-paga,-cili-zyrtar-publik-guxon-me-i-nda-11.5-milione-euro-per-mesimdhenesit

Drejtori i hulumtimeve në Institutin për Studime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka folur për çështjen e mosekzekutimit të pagës së shtatorit për mësimdhënësit pas grevës në arsim.

Në një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Demi ka pyetur “Nëse ligji e thotë qartë se gjatë kohës së grevës grevistët nuk marrin pagë, kush është ai zyrtar publik që ka guximin me i nda mbi 11.5 milionë euro në kundërshtim me ligjin?”

“Për ata që sistem besimi e kanë se ‘ligji është si llastiku’, a paguhen grevistët a jo është krejt çështje e tekeve. Ani pse një teke e tillë kushton 11.5 milionë euro (pagat mujore neto të të gjithë mësimdhënësve)”.

Por, ndryshe mendon Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Miftaraj konsideron se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Sipas tij, secili grevist që paraqet padi në gjykatë do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.

“Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë që mund të jete 480 euro për një muaj, shteti do të paguaj diku 1,500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi. P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon”, thekson Miftaraj.

E ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka deklaruar të martën se kompensim do të ketë, por për punën e bërë.

Nagavci ka shkruar se për këtë çështje kanë diskutuar edhe me kryesinë e SBASHK-ut, se a do t’i kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer.

“Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi. Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi”, ka shkruar Nagavci.

Related posts

Roja bregdetare italiane: Nëntë të vdekur nga fundosja e anijes në Mesdhe

admin

Rusia: Izraeli dhe SHBA pengojnë krijimin e shtetit të Palestinës

admin

SHBA, shpallen të pafajshëm policët që vranë afro-amerikanin e ri me 46 plumba

admin