RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Një i vdekur nga aksidenti mes dy veturave në Ramnishtë të Vitisë, policia jep detaje

nje-i-vdekur-nga-aksidenti-mes-dy-veturave-ne-ramnishte-te-vitise,-policia-jep-detaje

Një aksident trafiku ndërmjet dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Viti – Ramnishtë.

Si pasojë e aksidentit, një 70-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është transportuar për trajtim mjekësor.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i njëjti nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga hetuesit rajonalë të aksidenteve të trafikut të Policisë së Kosovës në Gjilan.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që ndaj drejtuesit tjetër të automjetit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Related posts

Mbi 100 mijë të evakuuar në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të ashpra

Muhamet Ramadani

Sali Berisha pranon se ka paguar para për të marrë një vizë amerikane, ja kush loboi

Irfan Jahiu

‘I pandërgjegjshëm’: Shefi i OKB-së dënon su’lmin e Iz’raelit në zonën e ‘sigurt’

admin