RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Kroacia ashpërson rregullat, ndalohet edhe për të miturit blerja e pijeve energjike

kroacia-ashperson-rregullat,-ndalohet-edhe-per-te-miturit-blerja-e-pijeve-energjike

Parlamenti i Kroacisë ka miratuar njëzëri ndryshimet në Ligjin për Tregtinë, duke i dhënë njësive të vetëqeverisjes lokale kompetenca më të gjera për të rregulluar shitjen e pijeve alkoolike në territorin e tyre.

Sipas ligjit të ri, autoritetet lokale do të kenë të drejtën të përcaktojnë orarin e shitjes së alkoolit në dyqane, në varësi të nevojave për mbrojtjen e shëndetit publik, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore apo të mjedisit.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me forcimin e mbrojtjes së të miturve. Ligji ndalon shitjen e pijeve alkoolike dhe energjike për personat nën moshën 18 vjeç.

Shitësit do të jenë të detyruar të kërkojnë dokument identifikimi në rastet kur dyshojnë se blerësi është i mitur. Në mungesë të provës së moshës, shitja e alkoolit ose e pijeve energjike nuk do të lejohet.

Autoritetet kroate theksojnë se masat e reja synojnë të reduktojnë konsumimin e alkoolit dhe pijeve energjike nga të rinjtë, si dhe të forcojnë mbrojtjen e shëndetit publik në të gjithë vendin.

Related posts

Bullgaria dërgon kontingjent ushtarak në misionin e KFOR-it

Muhamet Ramadani

Covid -19 – OBSH: Më shumë se 170 000 viktima në dy muaj

admin

Joe Biden nën presion të ri nga demokratët për t’u larguar, ndërsa presidenti ndërpret fushatën për shkak të infektimit me Covid

admin