RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet një person në Leposaviq, gërmoi me ekskavator pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës

arrestohet-nje-person-ne-leposaviq,-germoi-me-ekskavator-pa-pelqimin-e-institucioneve-te-kosoves

Është arrestuar një person në Leposaviq, pasi që i njëjti kishte gërmuar me ekskavator një sipërfaqe afër rrugës pa pëlqimin nga institucionet e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 20 korrik, ku nga i dyshuari është sekuestruar ekskavatori, raporton teve1.info

I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Leposaviq 20-22.07.2024 – 08:00 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte gërmuar me ekskavator një sipërfaqe afër rrugës pa pasur pëlqimin nga institucionet e Kosovës. Nga i dyshuari është sekuestruar një ekskavator. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.

Related posts

Digjen edhe tri vetura të tjera me targa RKS në veri

Muhamet Ramadani

Azerbajxhani akuzon Macronin për shtrembërim të rezultatit të takimit për marrëveshjen e paqes me Armeninë

Muhamet Ramadani

“The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të shquar të Kosovës, do ta rishkruajë historinë

Muhamet Ramadani