RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohet një shtetas serb në Leposaviq, konfiskohen pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca

ndalohet-nje-shtetas-serb-ne-leposaviq,-konfiskohen-pese-ton-mish-dhe-250-kilograme-speca

Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në zonën kufitare të Tresavës në Leposaviq, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti tip furgon që ai drejtonte, janë gjetur rreth pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca të ngarkuara në mjet.

Gjatë procedurave policore, i dyshuari ka deklaruar se kishte tentuar të kalonte nga territori i Kosovës drejt Serbisë jashtë pikave të autorizuara kufitare.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, mallrat janë konfiskuar dhe janë dërguar në procedurë doganore, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Related posts

Ngjarja e rëndë mes shqiptarëve në Frosinone/ Kryhet autopsia mbi viktimën, celularët pritet t’i japin drejtim hetimit. Ja pistat

admin

Akuzat e reja për p*rdhunim dhe ngacmim s*ksual, lirohet me kusht komedani i njohur!

admin

Zyrtarët palestinezë: Ushtria izraelite u lëshoi qenë sulmues të plagosurve në një spital në Gaza

admin