RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndalohet një shtetas serb në Leposaviq, konfiskohen pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca

ndalohet-nje-shtetas-serb-ne-leposaviq,-konfiskohen-pese-ton-mish-dhe-250-kilograme-speca

Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në zonën kufitare të Tresavës në Leposaviq, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të një automjeti tip furgon që ai drejtonte, janë gjetur rreth pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca të ngarkuara në mjet.

Gjatë procedurave policore, i dyshuari ka deklaruar se kishte tentuar të kalonte nga territori i Kosovës drejt Serbisë jashtë pikave të autorizuara kufitare.

Pas konsultimit me prokurorin e rastit, mallrat janë konfiskuar dhe janë dërguar në procedurë doganore, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Related posts

Arratiset një i dënuar nga burgu i Smrekonicës në Kosovë

admin

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

admin

Bien krimba nga qielli, India përballet me një fenomen të pazakontë – VIDEO

admin