RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pas takimit me Kryediplomatin shqiptar: Bashkërendimi dhe bashkëveprimi detyrë kombëtare

kurti-pas-takimit-me-kryediplomatin-shqiptar:-bashkerendimi-dhe-bashkeveprimi-detyre-kombetare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur i nderuar që ka mirëpritur, siç shprehet “në takim vllazëror ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha”.

Krahas pamjeve të publikura, Kurti është shprehur se “marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare”.

Krahas marrëdhënieve bilaterale, “me ministrin Hoxha biseduam për bashkëpunimin rajonal e ndërkombëtar, sikurse edhe për integrimin euro-atlantik të vendeve tona”, pohon Kurti.

Related posts

Emine Erdogan: Besojmë se Gaza do të ringrihet nga hiri

RTI

Flet serbi që mbështet Kurtin për situatën në veri

admin

Sirianët në gjendje të vështirë pas tërmeteve, netët i kalojnë në makina dhe në rrugë

admin