RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Sirianët në gjendje të vështirë pas tërmeteve, netët i kalojnë në makina dhe në rrugë

sirianet-ne-gjendje-te-veshtire-pas-termeteve,-netet-i-kalojne-ne-makina-dhe-ne-rruge

Si pasojë e tërmetit shkatërrues, epiqendra e të cilit ishte në Kahramanmaraş të Turqisë, më shumë se 2.800 njerëz humbën jetën dhe më shumë se 5.000 të tjerë u plagosën në pjesët veriore të Sirisë, raporton Anadolu.

Një numër i madh banorësh në afërsi të Halepit kanë mbetur pa çati mbi kokë dhe po kërkojnë mënyra për të përballuar temperaturat shumë të ulëta. Ata e kalojnë natën në makina, rimorkio kamionësh, madje edhe në rrugë, duke ndezur zjarr.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar që nga 6 shkurti në Idlib, Halep, Hama, Latakia dhe Tartus, të cilat u prekën më së shumti nga tërmetet. Shumë ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan në zonat e kontrolluara nga opozita në veri të Sirisë.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, goditën rëndë edhe Sirinë.

Related posts

Erdogan dhe Zelensky takohen në Stamboll, diskutojnë projekte të përbashkëta për gazin natyror

admin

Kolonët izraelitë sulmojnë një shtëpi dhe shkatërrojnë pemë ulliri në Masafir Jata

Irfan Jahiu

BE e prerë në kërkesë: Kosova të themelojë Asociacionin pa pengesa dhe vonesa shtesë

admin