RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë “me ritëm të shpejtë”

trump:-bisedimet-me-iranin-po-vazhdojne-“me-ritem-te-shpejte”

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të hënën se bisedimet me Iranin po vazhdojnë “me ritëm të shpejtë”, transmeton Anadolu.

“Bisedimet me Republikën Islamike të Iranit po vazhdojnë me ritëm të shpejtë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

Më herët, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim News Agency raportoi se Teherani ka pezulluar komunikimet me SHBA-në përmes ndërmjetësve, në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Liban.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit në muajin shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, si dhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit, por bisedimet e mëvonshme në Islamabad nuk arritën të sjellin një marrëveshje të qëndrueshme. Megjithatë, përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje kanë vazhduar që atëherë.

Related posts

Algjeria mbështet me 30 milionë dollarë rindërtimin e qytetit Jenin në Palestinë

admin

Rusia i jep fund marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas

Muhamet Ramadani

Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit

Muhamet Ramadani