RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia i jep fund marrëveshjes së eksportit të grurit ukrainas

rusia-i-jep-fund-marreveshjes-se-eksportit-te-grurit-ukrainas

Rusia është tërhequr nga marrëveshja ndërkombëtare për lejimin e eksporteve të grurit nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, dhe do ta rinovojë marrëveshjen vetëm pasi të përmbushen kushtet në lidhje me prodhimin rus, tha një zëdhënës i Kremlinit.

“De facto, marrëveshja e Detit të Zi përfundoi së funksionuari sot”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.

“Fatkeqësisht, kushtet e marrëveshjes të vendosura nga pala ruse nuk janë zbatuar ende, kështu që vlefshmëria e saj ka skaduar”, sipas Peskov.

“Sapo pala ruse të jetë e kënaqur, Rusia do t’i kthehet menjëherë zbatimit të marrëveshjes”, tha Peskov.

Javët e fundit, Rusia pretendoi se pengesat për eksportet ruse të grurit dhe plehrave kimike nuk ishin hequr. /atsh

Related posts

VIDEO/ Po i nënshtrohej restaurimit, përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës në Danimarkë

admin

Gaza, në ditën e parë të Ramazanit dy foshnje tjera vdesin nga uria

Muhamet Ramadani

Pas tajfunit Yagi, përmbytje të mëdha në Myanmar! Raportohet për qindra viktima

admin