RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PE miraton raportin për Kosovën, thirrje që aplikimi për anëtarësim të marrë përgjigje të “bazuar në merita”

pe-miraton-raportin-per-kosoven,-thirrje-qe-aplikimi-per-anetaresim-te-marre-pergjigje-te-“bazuar-ne-merita”

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për Kosovën në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Ky raport autor i të cilit ishte eurodeputeti estonez Riho Terras, ndër të tjera u bënë thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

Raporti shpreh mbështetje për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në BE, por edhe keqardhjen për ngërçin politik të krijuar në vend.

“Mbështetet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i dorëzuar në dhjetor të vitit 2022. Përsëritet thirrja për shtetet anëtare në Këshill që t’i bëjnë ftesë Komisionit Evropian për të dërguar pyetësorin pa vonesa të reja dhe të japë mendimin e bazuar në merita për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE. Thërret Këshillin që të veprojë shpejt, përfshirë edhe duke i dhënë statusin e kandidatit kur kriteret përkatëse të jenë përmbushur”, thuhet në raport.

“Bëjmë ftesë për pesë vendet mosnjohëse, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri tash, që ta bëjnë këtë pa vonesa, për të mundësuar avancimin e Kosovës në baza të barabarta me kandidatët e tjerë”, thuhet në raport.

Pos raportit për Kosovën, u votua edhe raporti për Serbinë, ku i bëhet thirrja për progres në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas Parlamentit Evropian, duhet të rezultojë me njohjen e ndërsjellë

Related posts

Të shtëna me armë zjarri pranë pallatit presidencial në Guinea-Bissau

RTI

Izraeli bombardon një shkollë në Gaza ku ishin të strehuar palestinezë të zhvendosur

Muhamet Ramadani

Negociatat për armëpushim, Egjipti do të udhëheqë raundin e ri të bisedimeve mes Izraeli dhe Hamasit

admin