RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bombardon një shkollë në Gaza ku ishin të strehuar palestinezë të zhvendosur

izraeli-bombardon-nje-shkolle-ne-gaza-ku-ishin-te-strehuar-palestineze-te-zhvendosur

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shkollë në veri të Rripit të Gazës ku qëndronin palestinezët e zhvendosur ndërsa raportohet se ka shumë të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shkollën “Hafsa” në rajonin Al-Faluja në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia në veri të Gazës, në të cilën qëndronin palestinezë të zhvendosur.

Në sulm kanë humbur jetën shumë persona, përfshirë në mesin e tyre fëmijë dhe gra.

Forcat izraelite goditën gjithashtu të paktën 9 shtëpi në Beit Lahia në veri të Gazës. Në se sulme ka shumë të vrarë dhe të plagosur.

– Ndërpritet komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës

Në anën tjetër thuhet se Izraeli ka vendosur në objektiv kullat e komunikimit në Gaza.

Bëhet e ditur se është ndërprerë plotësisht komunikimi në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës.

Related posts

Petkoviq thotë se iu ndalua vizita në Kosovë

admin

Në Spanjë propozohet që të rinjve t’u jepen nga 20,000 euro që nga mosha 18 vjeç

Muhamet Ramadani

Kryediplomati turk bisedon në telefon me homologët e tij nga Kuvajti, Jordania, Katari dhe Arabia Saudite

RTI