RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati irakian: Irani dhe SHBA-ja po shqyrtojnë tekstet e shkëmbyera dhe po punojnë për një formulë përfundimtare

Ministri Iranian i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi, ka deklauar se Irani dhe SHBA-ja po shqyrtojnë tekstet e shkëmbyera përmes ndërmjetësve dhe po punojnë drejt një “formule përfundimtare” për një mirëkuptim të mundshëm, transmeton Anadolu.

“Aktualisht nuk ekziston një mekanizëm negociues, por mesazhet po shkëmbehen me amerikanët. Kontaktet tona me amerikanët nuk janë ndërprerë, por nuk është arritur asnjë përparim në negociata”, tha Araghchi në një intervistë për televizionin libanez Al Mayadeen.

Araghchi tha se të dyja palët po shqyrtojnë tekstet e shkëmbyera dhe po punojnë për një formulë përfundimtare, duke theksuar se çdo rikthim në negociata do të varet nga garantimi i të drejtave të Iranit dhe përfundimi i luftës “kundër Iranit, Libanit dhe rajonit”.

“Çdo rikthim në negociata do të bazohet në sigurimin e të drejtave të popullit iranian dhe në përfundimin e luftës kundër Iranit, Libanit dhe rajonit”, tha ai.

Kryediplomati iranian gjithashtu e lidhi të ardhmen e çdo marrëveshjeje me zhvillimet në Liban, duke theksuar se Teherani i konsideron konfliktet të ndërlidhura.

“Fati i luftës midis Iranit dhe palës amerikano-sioniste është i pandashëm nga fati i betejës në Liban”, tha ai, duke shtuar se Irani ka këmbëngulur që çdo marrëveshje armëpushimi të përfshijë të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

Related posts

Osmani te Kulla e Isa Boletinit: Nëse ka nevojë, nga ky vend do të mbrohet çdo cep i territorit

admin

Miratohet ligji për bashkime familjare dhe azilkërkuesit me Duldung | Bahri Cani

admin

Duke shijuar lirinë, fotoja e Julian Assange me gruan dhe fëmijët e tyre në një plazh në Australi

admin