RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katër anëtarë të një familjeje palestineze vriten nga zjarri izraelit në Tamun

kater-anetare-te-nje-familjeje-palestineze-vriten-nga-zjarri-izraelit-ne-tamun

Katër anëtarë të një familjeje palestineze u vranë në orët e para të së dielës në fshatin Tamun, në jug të Tubas, pasi forcat izraelite qëlluan drejt një automjeti.

Sipas burimeve lokale, viktimat janë Ali Khaled Sayel Bani Odeh (37), bashkëshortja e tij Waad Othman Aql Bani Odeh (35) dhe dy fëmijët e tyre, Mohammed (5) dhe Othman (7). Dy fëmijët e tjerë të familjes, Mustafa (8) dhe Khaled (11), u plagosën lehtë nga copëza plumbash në kokë dhe fytyrë.

Shoqata e Gjysëmhënës së Kuqe Palestineze tha se forcat izraelite fillimisht penguan ekipet e saj të merrnin të plagosurit nga automjeti dhe i detyruan të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa më vonë ekipet e saj morën trupat e katër viktimave dhe dy fëmijët e plagosur.

Ndërkohë, gjatë bastisjeve në fshat, forcat izraelite arrestuan Mahmoud Hassan Bani Odeh dhe djalin e tij Hasan (19), si dhe një tjetër të mitur, Yaman Hossam Bani Odeh (15). /mesazhi

Related posts

97-vjeçarja që merret me punë dore

admin

Kosovë, pjesëtarët e FSK-së kryen trajnim në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë e Türkiyes

Muhamet Ramadani

I mbijetoi votëbesimit në Kuvendin e LDK/ Abdixhiku: Partitë politike duhet të bisedojnë për presidentin e ardhshëm! Marrëveshje, jo pazare!

admin