Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Tom Barrack tha sot se Washingtoni vlerëson mbështetjen e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për përpjekjet diplomatike dhe uljen e tensioneve në rajon, transmeton Anadolu.
“Ne e vlerësojmë mbështetjen e presidentit Erdogan për diplomacinë dhe uljen e tensioneve rajonale”, tha ai në platformën amerikane të mediave sociale X.
“Progresi është i mundur kur kombet zgjedhin dialogun, partneritetin dhe një angazhim të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, shtoi ai duke cituar një postim të Erdoganit që përshëndeti marrëveshjen SHBA-Iran të shpallur së fundmi.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se një marrëveshje me Iranin ishte finalizuar dhe tha se po autorizonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe heqjen e bllokadës detare amerikane.
Turqia ishte ndër vendet që morën pjesë aktive në procesin e ndërmjetësimit të udhëhequr nga Pakistani, i cili rezultoi në një përparim.

