RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: 278 130 trupa ruse të vrarë në luftë

ukraina:-278-130-trupa-ruse-te-vrare-ne-lufte

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë u rrit në afërsisht 278 130, nga të cilët 470 u vranë vetëm në 24 orët e fundit.

Raporti ditor nga Shtabi i Përgjithshëm ukrainas është postuar në Facebook.

”Mes datave 24 shkurt 2022 dhe 30 shtator 2023, totali i humbjeve luftarake të armikut përfshin gjithashtu 4 691 tanke, 8 984 mjete luftarake të blinduara, 6 447 sisteme artilerie, 796 sisteme raketash, 537 sisteme luftarake kundërajrore, 315 avionë, 316 helikopterë, 8 854 mjete motorike dhe depozita karburanti, 20 anije, një nëndetëse, 5 006 mjete ajrore pa pilot dhe 932 njësi e pajisjeve speciale”, shtoi ky shtab.

”Në total u rrëzuan edhe 1 529 raketa armike. Të dhënat ende nuk janë përditësuar”, shkruan ushtria ukrainase duke kujtuar gjithashtu se dje forcat ajrore kishin kryer 11 sulme. /atsh

Related posts

Somali, 1 milion njerëz në rrezik nga uria për shkak të thatësirës

admin

OKB: Nëse presim tutje, mungesa e karburanit do të jetë “arsyeja kryesore” e vdekjeve në Gaza

rezart morina

I dyshuari për vrasjen e ish-gruas së tij arrin në Gjykatën Themelore në Ferizaj

RTI