RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza arrin në 73.035

numri-i-viktimave-ne-gaza-arrin-ne-73.035

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan të hënën se numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva ushtarake izraelite që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 73.035, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 173.368.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar trupat e tre personave të vrarë, ndërsa 11 të tjerë janë pranuar për trajtim mjekësor pas plagosjeve.

Burimet shtuan se që nga fillimi i armëpushimit aktual më 11 tetor 2025, janë vrarë 1.024 palestinezë dhe janë plagosur 3.260 të tjerë.

Po ashtu, është bërë e ditur se 784 trupa janë nxjerrë nga zona të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë kësaj periudhe. /mesazhi

Related posts

Lufta në Gaza dhe Ukrainë në qendër të fjalimit të Presidentit Biden në Asamblenë e OKB-së

admin

Siria pritet të hiqet nga lista amerikane e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

Muhamet Ramadani

Izraeli dhe Hezbollahu rrisin kërcënimit, Britani bën thirrje për armëpushim: Duam të shohim një zgjidhje politike të negociuar

admin