RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave në Gaza arrin në 73.035

numri-i-viktimave-ne-gaza-arrin-ne-73.035

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan të hënën se numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva ushtarake izraelite që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 73.035, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 173.368.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar trupat e tre personave të vrarë, ndërsa 11 të tjerë janë pranuar për trajtim mjekësor pas plagosjeve.

Burimet shtuan se që nga fillimi i armëpushimit aktual më 11 tetor 2025, janë vrarë 1.024 palestinezë dhe janë plagosur 3.260 të tjerë.

Po ashtu, është bërë e ditur se 784 trupa janë nxjerrë nga zona të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë kësaj periudhe. /mesazhi

Related posts

Kryeministri kanadez: Nuk do të përgjigjemi ndaj çdo postimi të presidentit amerikan Trump

RTI

I akuzuar për abuzime s*ksuale, Gjykata e Apelit në Nju Jork rrëzon dënimet ndaj producentit të Hollywood: Prokurorët e çështjes kanë…

admin

“Kur avioni u ngrit, ai filloi të më…”- E mbijetuara e Epstein rrëfen si ra në ‘grackë’: Jam tmerruar! Çfarë ndodhi tre javë pas takimit të parë

admin