RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

gjendet-trupi-i-pajete-i-5-vjecarit-shqiptar-qe-ishte-zhdukur-ne-nje-lume-ne-zvicer

Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të shtunën, kur ishin në një gomone.

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.

Related posts

SHBA dislokon aeroplanmbajtësen me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut

admin

Ministrja serbe: Deri në fund të vitit 2027 përfundon ndërlidhësi i gazit me Maqedoninë e Veriut

RTI

Tre palestinezë të vrarë në sulmin e ri ajror izraelit në Gaza pavarësisht armëpushimit

RTI