RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA dislokon aeroplanmbajtësen me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut

shba-dislokon-aeroplanmbajtesen-me-energji-berthamore-ne-ujerat-e-korese-se-jugut

SHBA-ja do të dislokojë aeroplanmbajtësen e saj me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut.

Shefi i shtabit të Koresë së Jugut tha se aeroplanmbajtësja “USS Ronald Reagan”, e cila javën e kaluar u largua nga gadishulli pas stërvitjeve të përbashkëta detare të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, tani do të kthehet në Detin Lindor.

Kjo erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) që fluturoi mbi Japoni të martën.

Më parë, “USS Ronald Reagan” mbërriti në ujërat e Koresë së Jugut më 23 shtator për t’iu bashkuar stërvitjeve të kombinuara katër ditore nga forcat detare të Koresë së Jugut dhe SHBA-së që filluan më 26 shtator.

Megjithatë, tensionet u rritën më tej në rajon pasi Koreja e Veriut gjuajti raketën balistike mbi Japoni dhe si përgjigje SHBA-ja dhe Koreja e Jugut hodhën gjithashtu katër raketa tokë-tokë në Detin Lindor gjatë stërvitjeve të përbashkëta. /atsh

Related posts

Mërgimtarët presin deri në 2 orë tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

admin

Ristucca ia dorëzon komandën e KFOR-it, gjeneralit turk Ulutas

admin

“Bisedimet Turqi-Siri filluan me qëllim të mirë për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe paqen në rajon”

admin